Moti, 7 Prill 2024

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pashershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori, ku do të shënohet në qytetin e Fierit.

Author: jehona