Meteorologët paralajmërojnë: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët në vijim

Në Shqipëri nesër pritet një ditë e stuhishme me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe erëra herë pas here të fuqishme nga jugu.

Rrebeshet më të fuqishme priten në jug dhe jugperëndim të vendit, lokalisht edhe në shumë vise tjera, veçanërisht bregdetare.

Reshjet shiu nesër priten edhe në Maqedoninë e Veriut sidomos pasdite.

Të enjten pritet mot pak më i qetë, por do të vazhdojë të jetë vranët dhe me riga lokale shiu veçanërisht në Shqipëri.

Edhe të premten dhe ditëve të fundjavës do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe shpeshherë edhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore./Meteoballkan

Author: admin