“Mashtrime”, Rudina Magjistarit i ndodh e papritura, ofrojnë para në emrin e saj

166

Së fundmi moderatorja e njohur Rudina Magjistari është përballur me një të papritur jo të këndshme në rrjetet sociale. Emri i saj është përdorur për të mashtruar njerëzit e zakonshëm.

Është hapur një profil në “Facebook” dhe ka përdorur emrin dhe të dhënat e saj dhe shkruan se do shpërndajë para për ndjekësit.

Sapo e ka vënë re këtë adresë false, moderatorja përmes një statusi në Instastory i ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe se duket qarë që janë gënjeshtra dhe nuk ka sens të besohen.

“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Rudina Magjistari./korrieri.al