Kjo është pema më e bukur e Krishtlindjeve në Evropë

147

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është zgjedhur qyteti me pemën e Krishtlindjes më të bukur në Evropë, duke lënë prapa Pragën dhe qytetet e tjera të mëdha.

Ky është viti i dytë radhazi që Vilnus përzgjidhet si fitues.

Vizualisht, pema e Krishtlindjes duket si një imazh surreal, një kompozicion modern i lartë 24 metra.

Pema është e rrethuar nga 6.000 degë të gjalla dhe aromatike të zbukuruara me pothuajse 4 km drita të Krishtlindjes që ndryshojnë ngjyrat, 800 dekorime argjendi dhe 150 metra katrorë pasqyra.

Instalimi më modern në të vërtetë është i dyfishtë: vendosja hapësinore e strukturave metalike krijon disa sipërfaqe të zbukuruara me pasqyra, ndërsa pjesa e brendshme është bërë që të duket komode, si shtëpi dhe intime me një pemë të Krishtlindjeve të gjallë të zbukuruar me boça pishash dhe fenerë.

Pemët e Krishtlindjeve në Vilnius janë bërë të njohura falë temave të tyre origjinale, dekorimeve unike dhe atmosferës magjike që evokojnë, dekorimeve unike dhe atmosferës magjike që ato shkaktojnë. Pema e vitit të kaluar, për shembull, i ngjante një mbretëreshe shahu me një fustan blu dhe një mantel argjendi.