Edhe Portugalia i bashkohet me tanke “Leopard”, Ukrainës

Portugalia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Antonio Costa, pa specifikuar se sa mjete të tilla do të dërgohen.

  • Costa sqaroi po ashtu se Portugalia po mban bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesë këmbimi, të cilat do të duhen për të riparuar një numër tankesh Leopard 2 që kanë aktualisht në zotërim.

Por dërgimi i më shumë armëve nga Perëndimi në Ukrainë për ish-presidentin rus Dmitry Medvedev do të nxisë më shumë sulme nga Rusia.

  • I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse armët që Uashingtoni i ka premtuar Ukrainës do të godasin Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, Medvedev dha këtë përgjigje: “Ne nuk i vendosim vetes asnjë kufi dhe, në varësi të natyrës së kërcënimeve, jemi gati të përdorim të gjitha llojet e armëve. Mund t’ju siguroj se përgjigja do të jetë e shpejtë, e ashpër dhe bindëse”.

Ndërkohë, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte  sulmuar Ukrainën nëse Donald Trump do të ishte ende president.

“Vladimir Putin mori një të pestën e Ukrainës në kohen e  presidentit Barack Obama në 2014. Për katër vjet ai nuk mori asnjë centimetër të Ukrainës, ai luftoi përgjatë Donbasit, por ai nuk pushtoi. Pastaj kur u larguam ai shkoi përsëri pas. Kjo është e padiskutueshme, këto janë deklarata faktike. Ju mund të argumentoni rastësi ose fat, por Vladimir Putin nuk ndryshoi. Synimet e tij nuk ndryshuan. Ajo që ndryshoi ishte perceptimi i tij për rrezikun, dhe është ndryshe me drejtues të ndryshëm”.

Sakaq, Ukraina ka rikthyer 116 ushtarë si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve të luftës. Më herët pala ruse ka bërë të ditur se kishte marrë 63 të burgosur në një shkëmbim me autoritetet ukrainase.

Author: jehona