Çfarë ndodhi në emision? Moderatores i del skenari nga duart, vajzat i bëjnë të papriturën me Saimirin

234

Vivien dhe Silvana i dolën të dyja kundër mbrëmjen e sotme Saimirit.

Mesa duket, vajzat në emisionin “Love Story”, një kopje e shëmtuar e “The Bachelor”, nuk i përqafuan skenarët e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

Saimiri ka puthur dy nga vajzat në takime që ka patur me ta dhe kjo gjë nuk i pëlqeu Vivien, kur djali tha se ato puthje janë thjesht stacion dhe jo destinacion.

Kështu u shpreh dhe Silvana, e cila e kritikoi për mënyrën se si u shpreh.

Kaq mjaftoi që Robert Aliaj të dilte në krahun e Silvanës, shkruan meganews.al.

Ai tha se vajza ka të drejtë dhe s’duhet degjeneruar programi me akte të tilla.

Kaq mjaftoi që Alketën ta linin nervat dhe të shprehej.

“Program i degjeneruar thuaji dikujt tjetër, se nuk zë vend këtu ajo fjalë”

Vivien dhe Saimiri janë përfshirë në një sërë replikash, teksa 33-vjeçari në një moment u shpreh se i vjen keq që e shikon këtë ankesë nga Vivien, e cila e puthi natën e parë.

Më tej ai i ka thënë 27-vjeçares së nëse nuk i pëlqen, mund të largohet nga spektakli.

Vivien: Ne nuk po tallemi këtu. Besoj se secila nga vajzat duhet të merret pak seriozisht nga ana e Saimirit. Nuk jemi për tu tallur këtu. Dashuria është ndjenja më e bukur në jetë, nuk është aventurë televizive. Nuk kam ardhur për aventurë mediatike, nuk më intereson fare. Saimiri nuk është një trofe që ne duhet të marrim në fund.

Saimiri: Po çuditem që kjo ankesë vjen nga Vivien kur ajo ishte e para që më puthi mua pa dashur unë fare.

Vivien: E bëra për ty por edhe për veten time.

Saimiri: Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë. Nëse nuk të pëlqen mund të ikësh nga programi kur të duash.

Dhe pikërisht pas këtij debati, Saimiri vendosi që ta largonte Vivien sonte nga emisioni./shkoder.info