I riu shqiptar ja fut Ramës dy këmbët në një këpucë/ Ka punuar kundër…

Rron Gjinovci, analist, thotë se nuk ka parë asgjë të jashtëzakonshme në fjalimin e Vjosa Osmanit në Parlamentin e Shqipërisë por veçon se ka pasur reagime negative nga dy kahe,

ata që mbështesin kryeministrin Edi Rama dhe ata që e shohin Kosovën si inferiore. Sipas tij qeveria e Shqipërisë ka punuar kundër interesave të Kosovës dhe gjithashtu ai theksoi se çështja e bashkimit kombëtar përdoret për t’i bërë presion Bashkimit Evropian.

“Nuk kam parë asgjë të jashtëzakonshme tek fjalimi i ushtrueses së detyrës së Presidentes, por kam parë diçka të jashtëzakonshme tek reagimet.

Reagimet në Shqipëri janë të dy llojeve; të atyre që janë rreshtuar me Ramën dhe që nuk u shkon për shtat asgjë që ka thënë Presidentja e Kosovës dhe atyre që Kosovën janë mësuar ta shohin si inferiore.

Nëse ju prisni që politikanët e Kosovës të vijë vazhdimisht me poezi dhe këngë për mëmëdheun mendoj që kjo kohë ka përfunduar dhe duhet të mësoni që shqiptarë e Kosovës do të adresojnë disa kërkesa edhe ndaj Shqipërisë.

Shqipëria përdor bashkimin kombëtar dhe Kosovës si mjet për të shant azhuar BE. Sa herë dështon në përmbushjen e kritereve apo kur BE i bën ndonjë të padrejtë për integrimin në BE menjëherë i nxirret karta e bashkimit kombëtar, kjo është keqpërdor dhe kjo vërehet”, shprehet Gjinovci./shkoder.info

Author: admin