Avokati i Donald Trump infektohet me Covid-19, reagon presidenti amerikan: Shërim të shpejtë, sfidat tona nuk do të ndalen

184

Presidenti Donald Trump thotë se avokati i tij personal Rudy Giuliani ka dalë pozitiv për Covid-19.

Presidenti amerikan shkroi në një postim në Twitter: “Urim sa më të shpejtë, Rudy, ne do të vazhdojmë gjithmonë përpara më të fortë!”

Giuliani, i cili ka udhëhequr sfidat ligjore të fushatës Trump për rezultatet e zgjedhjeve 2020, është personi i fundit në rrethin e ngushtë të presidentit që është infektuar me Covid-19.

foto galeri PreviousNext
Presidenti dhe ekipi i tij janë kritikuar për shmangien e udhëzimeve të sigurisë. Trump ishte i sëmurë me koronavirus në tetor, raporton BBC.

Pothuajse 14.6 milion njerëz janë infektuar me Covid-19 në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe 281 234 njerëz kanë vdekur – e këto shifra rekord në botë.

Të Dielën, Dr. Deborah Birx, koordinatori i forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, kritikoi administratën Trump në lidhje me pandëminë.

Ekspertët kanë thënë se SHBA po përballet me një valë të paparë të koronaviriusit dhe se ky është ndër problemet kryesore në vend.foto galeri