4 Shkurt 2023. Mot i vranët dhe me rreshje të pakta

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar që në orët e para të mëngjesit do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të ketë reshje shiu, por në sasi të pakta. Pritet që gjatë pasdites dhe në vijim të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që në pjesën e dytë të ditës të kemi edhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë

Author: jehona