VIDEO/ Pas fotos me Anën, reagon Arjoni: ‘Ka kaq shumë gjëra’

Pas publikimit të fotografive të Anës me Arjonin në shtrat, ujërat në Përputhen u trazuan.

Ana sqaroi për publikun se ajo kishte shkuar një natë pranë tij, sepse ai i kishte kërkuar ndihmë, pasi nuk ndihej mirë.

E përlotur, ajo tregoi se e quante fotografinë një pabesi nga ana e Arjonit.

Ky i fundit, ka reaguar për herë të parë dje, duke publikuar në Instagram një video të gjatë teksa tregon në gjuhën italiane versionin e tij.

Në rrëfimin e tij, Arjoni i kërkon falje familjes së Anës për publikimin e fotos dhe thotë se është i lënduar pas sipas tij është Ana ajo që po gënjen.

Arjoni, ndryshe nga Ana, thotë se ajo nuk shkoi tek shtëpia e tij sepse ai ishte sëmurë, por po e priste pas takimit me Tean.

Ndër të tjera, Arjoni i habiti të gjithë teksa pretendoi se ai dhe Ana kanë kaluar një romancë së bashku.

Madje sipas Arjonit, ai i kërkoi të dilnin nga emisioni, pasi planet e tij ishin që të krijonin një familje bashkë.

Nuk dihet pse Arjoni zgjodhi të tregojë versionin e tij në gjuhën italiane, madje disa nga ndjekësit janë revoltuat nga ky fakt, pasi jo të gjithë e kuptojnë atë.

Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim nga Ana mbi deklaratën e Arjonit.

Author: admin