Turqi/Përmbyset autobusi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku një autobus është përmbysur dhe si pasojë të paktën tetë persona kanë humbur jetën.

Sipas mediave turke, autobusi po shkonte nga Dijarbakir në Bodrum.

  • Pas njoftimit për aksidentin në vendngjarje u nisën ekipet e emergjencave. Sipas të dhënave paraprake, në një aksident kanë humbur jetën të paktën 8 persona dhe 35 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur një hetim për ngjarjen

Author: jehona