Tre muaj pas unazës, Seldi fshin nga jeta e tij të dashurën e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, prej vitesh është komentuar për jetën e tij private.

Artisti, i cili u bë më shumë i njohur për publikun pasi mori pjesë në “Big Brother”, përflitet shumë edhe për vendimet që merr në jetën e tij, duke i kthyer në stil jete fejesat e tij.

Pas lidhjes që krijoi në “Big Brother”, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra. E dy vite pas ndarjes me këtë të fundit, duket se këngëtari gjeti një dashuri të re para tre muajsh.

Ai zgjodhi një ditë të veçantë për ta prezantuar me publikun vajzën 11 vite më të re që i kishte vjedhur zemrën, Sindi Çelën.

Këngëtari nuk u kursye me postimet në këtë ditë të rëndësishme, pasi në llogarinë e tij në “Instagram” postoi foto dhe video nga festa e 22-vjetorit të partneres.

Krahas fotos ku shkëmbenin një puthje në buzë, Seldi i bëri urimin special të dashurës së tij.

“Edhe 100 zemra ime, të dua shumë!”- shkruante ai. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza në gishtin e Sindit, që tregonte se ata tashmë ishin fejuar. E vetëm tre muaj nga ceremonia e unazës ku zyrtarizoi fejesën me partneren 11 vite më të re, Seldi e ka ‘zhdukur’ nga jeta e tij edhe Sindin.

Nuk dihet ç’ka ndodhur me çiftin, por fakt është që Seldi e ka fshirë nga miqtë, si edhe çdo foto që kishin bashkë, duke e shpallur veten sërish “single”. Vetëm një muaj më parë, i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtari shkoi në studio me të fejuarën modele.

Nëse Seldi është mësuar me kamerat e me të fejuarat, për Sindin ishte diçka e re dhe u shfaq pak më e ndrojtur. Ndër të tjera këngëtari tregoi se dashuria mes tyre ka qenë si në përralla, me shikim të parë.

Kjo gjë u konfirmua dhe nga Sindi, e cila rrëfeu se edhe ajo ka pasur po të njëjtin impakt. “Mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu kka qenë,”- u shpreh Seldi./shkoder.info

Author: admin