“Shumë skenarë kisha menduar, por jeta paska planet e saja”, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ emocionon me mesazhin

Në familjen e moderatores së njohur të ‘Top Channel’, Bieta Sulo. Sot ka festë. Nëna e saj feston ditëlindjen, por pandemia e COVID-19 i ka prishur Bietës të gjitha surprizat që kishte menduar për të.

Bieta ka treguar, seëmkëtë vit kishte menduar shumë skenarë për të festuar ditëlindjen e të ëmës, mirëpo s’ka mundur të realizojë dot asnjërin prej tyre.

Pavarësisht kësaj situate, Bieta vazhdon të jetë e lumtur që po feston në shtëpi, pranë pemës së festave dhe njerëzve të saj të zemrës.

Në këto ditë të vështira, moderatorja e “Ftesë në 5” ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj:

“Une me mamin, Kroi me nona Leven, e cila sot ka 65 vjetorin… shume skenare kisha menduar per organizimin e ketij pervjetori, por jeta paska planet e saj… Pastaj mendova: sa rendesi kane restorantet e zbukurimet, organizimet dhe shumecka, perpara te qenit bashke rreth pemes? Buzeqeshjet prane njeri-tjetrit jane gjithe sa mund t’i kemi e t’i gezohemi vertete kesaj jete”, shkruan Bieta./shkoder.info

Author: admin