‘S*ks në autostradë dhe ashensor’, Dj Sardi zbulon detaje intime

Vetëm pak kohë më parë, Dj i njohur Sardi, vendosi që të bënte publike lidhjen e tij të dashurisë. Edhe pse zbuloi se ishte në një romancë, ai nuk ia zbuloi identitetin vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

I ftuar në “Shiko Kush Luan”, Sardi gjatë një loje u “detyrua” që të zbulonte emrin e saj. Jonisa është vajza bionde me sy jeshilë, të cilës Dj herë pas here i bën dedikime dashurie.

Por Dj Sardi nuk u ka shpëtuar as pyetjeve të “AfterParty”-t. Gjatë kësaj interviste ai është shprehur se e do shumë Jonisën dhe se të dy janë xhelozë njësoj.

Ndërsa i pyetur se ku i pëlqen të bëjë seks me partneren në autostradë apo në ashensor, ai u përgjigj te të dyja. Sardi shtoi gjithashtu se kryen marrëdhënie seksuale para dhe pas performancave në skenë.

Author: admin