Situata nga pandemia e COVID, mbyllen shkollat, ja deri kur

196

Kosova ka njoftuar mbylljen e shkollave, si masë për të parandalur përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë me dije se nga ga data 18 dhjetor deri më 18 janar shkollat do të qëndrojnë të mbyllura dhe mësimi do të zhvillohet online.

“Gjendja është mjaft serioze, por nën kontroll. Institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e tyre. Ky gjysmëvjetor shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe i lus shkollat dhe komunat t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor.

Shkollat do hapen me 18 janar, një muaj do të jetë pushim dimëror. Po punojmë në disa fronte, kemi kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, është shprehru Hoti./shkoder.info