Kush është shqiptari i vrarë në Brazil, ish-ortak i kompanisë në Çeki. Prej 20 nëntorit qëndronte në një hotel në Sao Paolo, deri dy javë më parë…

Ilir Zelka është shqiptari që sot u ekzekutua në Brazil teksa hante mëngjes në një bar-restorant me emrin Zurich në Sao Paolo. Zelka prej 20 nëntorit sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.

foto galeri PreviousNext
Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit, Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.foto galeri

Author: admin