![](https://jehona.info/wp-content/uploads/2020/12/auto_policia-e-kosoves-770x4331608448164-1.jpg)
Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi është gjobitur pasi nuk ka respektuar orën policore, duke lëvizur jashtë orarit të përcaktuar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ministri në Facebook, ndërsa theksoi se do ta paguajë dënimin.
L
Selimi pohoi se Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i dhënë dëshmon se askush nuk është mbi ligjin.
‘Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit të tij’, ka shkruar Selimi.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.