Po çmendesha: Klea Huta tregon eksperiencën e saj të hidhur me COVID-19

Klea Huta ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj.

Teksa ka rrëfyer eksperiencën e saj, këngëtarja ka treguar se gjëja më e tmerrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë.

Sipas saj, në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi.

Në reagimin në Instastory, Klea tregon se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Author: admin