Pasaporta, karta ID dhe patenta të falsifikuara nga Kosova, Gjykata e Lezhës jep arrest me burg për kuksianin, lirohet pasagjeri (EMRAT)

118

Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për dy personat e arrestuar tre ditë më parë me letërnjoftime të falsifikuara. Sipas të dhënave në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata ka pranuar kërkesen e prokurorisë, duke vendosur masen e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Hoxhen dhe detyrim paraqitje për Lavdrim Sylen.

Ky i fundit mësohet se ka qenë pasagjer në mjetin ku u gjeten letërnjoftimet e falsifikuara dhe ka deklaruar se nuk ka patur fare dijeni.

Ruxhdi Hoxha dhe Lavdrim Syla që të dy banues në Kukës u prangosën në hyrje të qytetit të Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinen tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin Ruzhdi Hoxha u gjeten dhe u sekuestruan 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara të cilat ju përkisnin shtetasve të huaj.

Ato dyshohet të jenë prodhuar në Kosovë dhe kishin si destinacion Tiranen, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.