Njerëzit më të kërkuar në Google për 2020-ën

Google ka publikuar listën me 6 emrat më të kërkuar në Google për 2020-ën. Më poshtë i gjen bashkë me një përshkrim të vogël përse njerëzit ishin kaq të interesuar për ta.

1.Shakira

Për shkak të performancës së saj në Super Bowl.

2. Vanessa Bryant

Gruaja e baskotbollistit të famshëm Kobe Bryant, që u nda nga jeta në janar të vitit 2020 së bashku me vajzën 14-vjeçare.

3. Jacob Blake

Në 23 gusht, Jacob Blake, një njeri me ngjyrë që jetonte në Kenosha Wisconsin, u qëllua 7 herë në shpinë, në sy të fëmijëve të tij nga një oficer policie, teksa ecte drejt makinës së tij.

4. Kanye West

Për shkak të deklaratave për kandidimin si President i Amerikës.

5. Kamala Harris

Si gruaja e parë dhe me ngjyrë zv.presidente e Amerikës.

6. Joe Biden

Për shkak të kandidaturës dhe më pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Author: admin