Nis hetimi: Numrat e lotarisë dalin 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10

199

Në Afrikën e Jugut ka nisur një hetim pasi numrat e lotarisë kombëtare befasuan çdo njeri.

Sipas BBC, numrat fitues ishin 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10.

Organizatorët thanë se nuk ka asnjë manipulim. Por 20 persona fituan dhe morën nga 370 mijë dollarë secili.

Në rrjetet sociale ka pasur akuza të shumta, por edhe ilaritet pas kësaj ngjarje.

Ata thonë se nuk ka asnjë mundësi reale që numrat të dalin në këtë mënyrë.

Një zëdhënës i Lotarisë Kombëtare tha se do të nisë një hetim i brendshëm dhe raporti do të publikohet për mediat.