Mesha e Krishtlindjes në kohë pandemia/ Imzot Frendo tregon historinë e 78 vjeçarit në spital

Besimtarët e krishterë festuan mbrëmjen e sotme Krishtlindjen. Për shkak të masave kundër koronavirusit, mesha u mbajt jo në mesnatë si zakonisht por në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera.

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është drejtuar nga imzot Frendo, i cili theksoi se festës nuk i humbet shkëlqimi edhe pse në kohë pandemia.

“Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi as në këto ditë. Duhet të gjithë bashkë të themi: Na shpëto o Zot Jezus. Të lutemi për ata që ndihen të vetmuar.

Isha në dhomë bashkë me një burrë 78-vjec, jemi bërë shumë miq. Fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar. Ai kujdesej duke e larë dhe duke i gatuar, është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetrohet. Fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”, tha Imzot Frendo.

Author: admin