Lori Hoxha flet për vd ekjen e të atit dhe bën rrëfimin e rrallë për jetën e saj: ‘S’do isha kthyer në Shqipëri 18 vjeç’

Ajo është një prej emrave më të lakuar të showbizit shqiptar, fillimisht prej mbiemrit dhe trashëgimisë së perandorisë mediatike, më vonë prej stilit të saj të pangatërrueshëm që frymëzon një brez të tërë në rrjetet sociale.

Prapë mbetet një prej figurave mediatike që ngjall shumë kuriozitet për ato që dihen dhe nuk dihen për të. E angazhuar si producente në disa evente mediatike, më i madhi Top Music Awards, Lori nga konsumuese dhe stil bërëse pa qëllim nga ajo vetë, provon për herë të parë të sjellë një produkt. Rrjeti ka ditë që gëlon nga një Promo mbërthyese për linjën e saj të veshjeve, ndaj Top Albania Radio shfrytëzoi rastin për të mësuar më shumë për të dhe për rrugën e re që ka nisur.

TAR: Doja të dija çfarë bën këtë periudhë, po çdo gjë shihet në instagram apo jo?

Instagrami im është i vonuar (qesh). Unë çdo gjë e postoj më vonë, apo në rradhën që më duhet apo leverdis për të treguar atë që dua të tregoj apo nëse fotot më shkojnë me njëra-tjetrën. Fotot kur qaj nuk para më rrijnë mirë me brandin që kam ndërtuar kështu që i evitoj.

A je mësuar me faktin që një i huaj të njeh kaq mirë, të shqetëson ky fakt?

Jo s’jam mësuar. Po aq sa e di ndikimin dhe audiencën e kanaleve ku postoj, ndonjëherë ato të duken numra dhe harroj që nga mbrapa numrit është një individ që më ndjek, sheh, pëlqen apo shan! Sidoqoftë nuk e kuptoj se dikush mund të të njohë nga instagrami – është si të pretendosh që ke parë filmin pasi ke parë vetëm trailerin. Instagrami im është një ‘highlight reel’.

A je ndjerë ndonjëherë e kontrolluar nga dikush? Po e përdorur?

E kontrolluar kurrë, e përdorur çdo ditë. Kudo që shkoj ka humbur vlera njerëzore dhe çdo njeri apo biznes të sheh se çfarë mund të bësh për to. Kudo ku shkoj kam të shkruar në ballë “Lori Hoxha, 900 mijë ndjekës” dhe të gjithë duan të të shërbejnë vetëm për reklamë. Njerëzit janë më të sjellshëm prej kësaj dhe jo detyrimisht të bën të ndihesh mirë. Ndonjëherë dua thjesht të krihem apo të ha një drekë pa më ardhur dikush e të më thotë “mos harro një postim Lori (shkel syrin)”. Dua thjesht të më shërbejnë si kliente dhe të paguaj për atë shërbim. Instagrami është qejf por më mërzit sa ndikon tek jeta e të gjithëve. S’jemi vetëm numra dhe algoritme!

Pavarësisht gjërave që thuhen për ty, ata që kanë pasur mundësinë të punojnë me ty e dinë çfarë disipline profesionale ke dhe çfarë vizionareje je?

A do ishe pishman sikur kjo gjë të mos kuptohej asnjëherë nga publiku i gjerë?

Do uroja shumë ta dinin. Jo për të më vlerësuar mua, por për të besuar te puna që bëjmë. Unë çdo nismë që marr, i hyj 110%. Nëse bëj diçka, dallon që i kam dhënë maksimumin tim, qoftë ajo një veshje për darkë gjatë javës apo një fushatë si kjo për koleksionin me “Cohl’s”. Kur prezanton veten në diçka, të paktën për mua, është e rëndësishme që të dallojë sa mund i ke dhënë dhe nuk bëj kurrë kompromis në cilësi. Punoj fort që të ruaj standartin që mendoj se kam krijuar për veten dhe jam përzgjedhëse për grupin që kam afër. Dua që të jenë eficient por njëkohësisht ëndërrimtarë si unë. Disiplina duket kur ti respekton oraret, afatet dhe unë mundohem të jem e rreptë me veten. Nuk jam kurrë vonë dhe pres të njejtën gjë nga njerëzit përreth meje. Mendoj po ashtu që puna flet vetë dhe vizioni dhe disiplina transmetohet qartë tek ata që shohin me sy hapur.

Të gjithë po provojnë shumë gjëra në jetë sot? Cila është një gjë që (si papritmas) do e bëje dhe një gjë që se mendon kurrë se mund ta bësh?

Nëse jeta më ka mësuar diçka, është që kurrë mos të them kurrë. Jam e hapur ndaj çdo gjëje dhe mendoj që çdo gjë që do të më vijë për ta bërë do ta bej. Sidoqoftë, nuk do jem kurrë ai njeri që do të tentojë të bëjë gjëra që si përshtaten për asnjë lloj arsye. Di po ashtu që çdo gjë që do marr përsipër do ta qaj me lot (qesh).

Ndryshimet fizike vijnë me moshën dhe me ndërhyrjet, ato shpirtërore me eksperiencat? Tre gjërat që kanë shënuar Lorin shpirtërisht më tepër janë…?

Vdekja e tim eti është e para, besoj pritej. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakter. Më ka krijuar dhe ca ‘daddy issues’ por për këto do flasim në një intervistë tjetër (qesh). Lindja e London është e dyta por jo më pak e rëndësishmja. Më ka bërë të besoj tek jeta përsëri në një moment ku çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq se di, por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ja dal ta ndez lavatriçen dhe pa ndihmë. Kuptova po ashtu që në jetë shumë gjëra i kam marr pa shumë mund, dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë.

Personi që shkon për ta mbajtur rrafsh?

Mami. Por jo rrafsh në mënyrë të keqe. Ajo do t’më shohi mirë shpirtërisht dhe e di që për kritika kam njerëz të tjerë.

Personi që zihesh më shumë po do më tepër?

Sara dhe aq shumë më bezdis që e përmend në çdo intervistë (qesh). Por është esenciale në jetën time. She builds me up when I’m down, and pulls me down when I get cocky./shkoder.info

Author: admin