LAJM I FUNDIT/ Mbyllet vendi për Vitin e Ri, ja çfarë masash hyjnë në zbatim nga data 24 Dhjetor

199

Nga vlerësimi i kryer në baza dinamike, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur një qendrueshmëri sa i takon rasteve, përqindja e shtretërve të zënë është 63% për spitalet Covid, dhe në rang vendi pak më shumë se 20%. Kanë pasur impakt masat që janë marrë derimë tani, por meriton që të vlerësohet në mënyrë dinamike.

Puna në terren po vijon, jemi në gadishmëri të plotë, vijon testimi gjurmimi i rasteve që janë zbuluar, ka nisur testimi i shpejtë dhe në 6 pika në Tiranë, si dhe në të gjitha qytetet e tjera, në spitalet rajonale dhe në shërbimet e urgjencave. Duke qenë se kemi hyrë në periudhën e festave kemi marrë disa vendime:

Kufizime nga ora 20 e 30 deri në 6, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të vareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20 e 30 deri në 6 të mëngjesit.

Qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme…/korrieri.al