Joe Biden premton 100 milionë vaksina për SHBA në 100 ditët e para: Do të ndryshojmë jetën e…

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka vendosur një objektiv prej 100 milion vaksinash Covid në 100 ditët e tij të para në detyrë.

Ai tha se muajt e tij të parë në detyrë nuk do t’i jepnin fund shpërthimit të pandemisë dhe dha disa detaje mbi strategjinë, por ai tha se do të ndryshonte kursin për luftimin e Covid-19.

Duke prezantuar ekipin e tij shëndetësor, ai u bëri thirrje amerikanëve të “mbajnë maskë për 100 ditë”.

“100 ditët e mia të para nuk do të përfundojnë virusin Covid-19. 100 ditët e para mund të ndryshojmë rrjedhën e sëmundjes dhe të ndryshojmë jetën në Amerikë për mirë”, tha Biden.

Të martën, një raport hapi rrugën që vaksina e Pfizer / BioNTech të miratohet dhe të shpërndahet për amerikanët.

Ndërkohë Presidenti Donald Trump ndoqi një samit në Shtëpinë e Bardhë të programit të tij të vaksinimit Covid të quajtur Operacioni ‘Warp Speed’ dhe përshëndeti miratimin e pritur të vaksinave.

Author: admin