FOTO/ Me unazën prej diamanti, Ariana Grande njofton se është fejuar

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande është fejuar.

Ylli i popit, postoi disa foto në Instagram mbrëmjen e sotme ku shihej së bashku me Dalton Gomez, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza, prej diamanti.

“Përgjithmonë…”-ka shkruar ajo krah fotove.

Ata përfliten se janë së bashku prej një vit dhe dalja e tyre e parë publike ata e bënë në mars për videoklipin e Ariana dhe Justin Bieber “Stuck With U.”

Në video, Dalton dhe këngëtarja kërcenin së bashku në një dhomë gjumi.

https://www.instagram.com/p/CJB4svPlDD_/?utm_source=ig_embed

Author: admin