Edi Rama jep lajmin e keq për gjithë shqiptarët: Duhet të presim dhe 3 ose 4 vite

Kryeministri Edi Rama thotë se procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian mund të zgjasë edhe 3 apo 4 vite.

Kryeministri Rama tha se shumë shtete si Finlanda, Italia apo Austria nuk kanë asnjë problem me vendin tonë, por se ka shtete si Holanda, që për arsye të brendshme si në rastin aktual zgjedhjet, bllokojnë procesin.

“Franca sot s’është pengesë, nuk ka vënë asnjë kusht. Janë situata që nuk lidhen me çfarë kemi bërë ne”, tha Rama.

“Këtë gjë do ta shohim me të gjithë gjatë rrugës se ky proces nuk do të zgjasë 3-4 vite, por më tepër.

Me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë. Finlanda s’ka probleme me Shqipërinë, Italia jo. Pse Austria nuk ka probleme me ne? Për hapjen e negociatave u hapën këtë vit, pra nën qeverisjen tonë”, deklaroi Rama në “Ora News”./shkoder.info

Author: admin