Dy orë marshim-protestë për Klodian Rashën, tensione, gaz lotsjellës, ujë e shoqërime tek Drejtoria e Policisë Tiranë dhe sheshi ”Skënderbej”

Protesta e 5-të për Klodian Rashën në Tiranë u zhvillua ndryshe. Kësaj radhe protestuesit vendosën të bëjnë një marshim protestë nëpër kryeqytet me pankarta, thirrje e gjeste simbolike.

Marshimi filloi nga sheshi ”Skënderbej”, aty ku nisi grumbullimi i të rinjve e protestuesve dhe qëndruan rreth 45 minuta nën praninë e forcave të shtuara të Policisë.

Më pas protestuesit u zhvendosën për tek kryeministria, ku qëndruan shumë pak, e më pas u nisën për tek Drejtoria e Policisë. Aty Forcat Speciale kishin bërë bllokadë duke penguar itinerarin e protestuesve për në destinacionin e caktuar.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri
Disa prej protestuesve qëlluan me gurë, dhe në atë moment filloi tensioni i parë i protestës që deri në ato momente ishte paqësore, Forcat Speciale dhe autoboti u përgjigjën me gaz lotsjellës e ujë.

Më pas turma u nda në dy pjesë, njëra për në ish-Bllok e tjetra për në rrugën ”Myslym Shyri”. Të gjithë më pas pas 2 orësh u ribashkuan aty ku e nisën, tek sheshi ”Skënderbej”. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej, disa protestuesë tentuan të heqin gardhin metalik që rrethonte pemën e Vitit të Ri, dhe Policia u përgjigj sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në këtë marshim-protestë pati më pak ngjarje të dhunshme se 4 ditët e mëparshme teksa nuk munguan sërish shoqërimet, saktësisht tek Drejtoria e Policisë Tiranë dhe në sheshin ”Skënderbej”.

Author: admin