“Do marrim jetët tona mbrapsht”, astrologia Meri Gjini bën parashikimin e madh për vitin 2021

161

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, astrologia e njohur Meri Gjini gjatë parashikimit të saj që bëri për vitin 2021 u shpreh se në vitin e ardhshëm tashmë do të kemi mundësi në të marrim jetët tona mbrapsht. Gjini gjithashtu tregon se ekonomia do të jetë një tematikë qendrore në nisje të vitit të ri.

“Në 2021 do marrim jetët tona mbrapsht, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, pra do korrigjojmë këto që na shkaktuan 2020-ta dhe 2019-ta dhe do marrim mbrapsht ato që na mungojnë dhe ato që duhet të marrim.

Mgid

DIET LITE
Dhjami shtesë në stomak dhe kofshë do të zhduket për 6 ditë!
MËSO MË SHUMË→
Në mars, por duke nisur nga fillimi i vitit, pjesa bankare dhe ekonomike do të jetë tematikë qendrore.”

Gjini ka treguar se cilat janë shenjat më të favorizuar për vitin 2021. Kryesisht ajo është ndalur tek shenjat e të ftuarve në studio.

Alban Dudushi: Çfarë ka Virgjëresha për 2021-in?

Meri Gjini: Shijen e parë se çfarë do të merret gjatë 2021-it e ka marrë, megjithatë ka riorganizime të domosdoshme brenda asaj strukture që kanë dhe degëzime, kështu që nuk do rehatohen me çfarë kanë, por do të kenë dhe degëzime të tjera.

Alban Dudushi: Kjo është vetëm për ekonominë, apo edhe për pjesën shpirtërore?

Meri Gjini: Me pjesën shpirtërore dhe me pjesën e emocioneve në fakt do t’i gëzohem shumë shenja vetë zjarrit dhe ajrit. Të gëzohen ata se kanë më shumë se 3 vjet që nuk kanë qenë në fazën më të mirë të mundshme.

E nisin vitin e ri me një trekëndësh piramidal shumë të bukur shenjat e zjarrit, kështu që po hyn dhe pjesa e emocioneve. Shigjetarët dhe luanët do të kenë mundësi për emocione vërtetë të forta.

Demët do ta nisin me një superaktivitet që në datën 7 janar deri në fillimin e Marsit, do të kemi një bashkim të planetit të veprimit dhe të Uranit që do ta kenë tek vetja deri në 2025-ën, kështu që do të ketë vend për çudira për demat. Përsa i përket jetës sentimentale ka vendosje shumë të mira, por pasi Marsi të dalë, në pranverë.

Akrepi, në fakt është i fokusuar që në 2018-ën, që po ristrukturon mirë pjesën e karrierës. Do të vazhdojë çështja e karrierës edhe pse do të futen çështjet e pronësive. Nga ana sentimentale, vera është shumë e mirë dhe fundi i 2021-it.

Bricjapët dolën fitimtarë në luftra goxha të vështira, në një situatë me shumë ankth dhe arritën që të ndërtonin bazat e tyre edhe pse në një vit jashtëzakonisht të vështirë. Dhe në fakt nuk ishte vit, por ka nisur në Dhjetor të 2017-ës, një bashkim shumë i fortë dhe disforik, i vështirë në fakt dhe ka vazhduar deri në datë 17 të Dhjetorit. Arritën të ndërtonin strukturat e tyre, të merrnin përgjegjësi dhe do vazhdojnë të marrin, por akoma se çfarë do të mbajnë në shpatulla, nuk është formatuar tamam, edhe pse ajo me të cilën do të merren seriozisht është ristrukturim i pjesës së shpirtit, në kuptimin e drejtpërdrejtë, jo vetëm emocionet personale, apo në jetën erotike, shpirtërore, por edhe të të ndjerit mirë në raport me çfarë do bëjnë dhe të jenë të kënaqur me atë se çfarë do të merren. Racionaliteti, ose njerëzit që janë racionalja në të fituarit e kësaj periudhe që do vazhdojë deri në Prillin e 2023-it.