“Dënoj me forcë përsëritjen e dhunës ndaj gazetarëve”/ Presidenti Meta thirrje Prokurorisë pas shoqërimit të gazetarit: E frymëzuar nga…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se dënon me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të policisë.

Sipas tij, dhuna është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.

Kreu i Shtetit i bën thirrje prokurorisë që të “vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve”.

Reagimi i plotë:

Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit.

Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.

Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.

I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri.

I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, NUK DO TË LEJOJ KURRË INSTALIMIN E MODELIT LUKASHENKO NË SHQIPËRI.130848533_3598747150171532_5276263734292254277_o130521981_3598747323504848_6181452317775330132_o

Author: admin