‘Çfarë lloj nëne je që vesh minifunde?’ Arbana Osmani i jep përgjigjen që ‘nuk e priste’ ndjekësit (Foto)

144

Moderatorja e njohur Arbana Osmani postoi së fundmi disa foto nga një vizitë që kishte bërë 4 vite më parë në Shën Petersburg. Në këto foto ajo shihet e veshur me rroba të ndryshme: një fustan me lule, një fustan të zi dhe sportive me pantallona.

“Instagrami me kujtoi qe sot 4 vite me pare, kam vizituar per here te pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr; Shën Petersburg. Can’t wait to be back”– shkruante Arbana krahas fotove.

Qëllimi i postimit ishte sugjerimi i një vendi për tu vizituar për ata që kanë qejf udhëtimet, por, dikush është marrë me veshjen e moderatores dhe thekson faktin se ajo ka veshur një fustan të shkurtër, mbi gjunjë, gjë që sipas tij nuk është etike për një nënë.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”– ka shkuar komentuesi në anglisht.

Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt: “Një nënë shumë e lumtur.”/korrieri.al