Blerja e votës, Prokuroria pushon çështjen për Imer Lalën, Arben Keshin dhe Dionis Imerajn

Asnjë surprizë.

Siç edhe pritej, përfundoi hetimi për dosjen e famshme ‘184’, me përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

Në fund të hetimit, prokuroria ka pushuar akuzat për shumicën e personave të akuzuar.

Në përfundim të hetimit janë marrë të pandehur 4 persona.

I pandehur është marrë Robert Aga, ish-shef i komisariati në Dibër, akuzuar peër shpërdorim detyre.

Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre.

Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj., është kërkuar pushimi i çështjes. Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë Krime të rënda SPAK të paktën 5 herë. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër.

Author: admin