Beteja me koronvirusin/ Greqia propozon tjetër rregull për kontrollet në pikat kufitare

Greqia propozon qe kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare te kryhet përpara kontrollit te pasaportave.

Kjo masë ndërmerret për të mbrojtur stafet e policive kufitare. Kjo u be e ditur gjate një vizite te zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalia, në Janinë.

Pritet që shume shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmoje qe efektivet e policisë mos të bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.

Në rast se personi del pozitiv rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa patur kontakt ne efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.

Author: admin