Bën një vrimë në murin e shtëpisë, pensionistja gjen një gjë të jashtëzakonshme

Mediat italiane shkruajnë se kur ajo pa një numër të madh bletësh që kishin ngordhur në tarracë, pensionistja u shqetësua.

Kështu, pronarja e shtëpisë, e vendosur për të zgjidhur problemin pa iu bërë keq krijesave, njoftoi shërbimin zjarrfikës. Këta të fundit të alarmuar kanë shkuar në banesën e saj së bashku me një ekspert që merrej me bletarinë.

Si pasojë e hapjes së një të çare në mur, i la zjarrfikësit dhe bletarin me gojëhapur. Në një zgavër të madhe ishte fshehur një zgjua prej më shumë se 180 centimetër e gjatë dhe një metër e gjerë.

Faitelli është shprehur se ishte shumë interesante, njësoj sikur po shihje një dokumentar. “Bletërritësi, më shpjegoi se kjo zgjua kishte qenë pre e një grabitjeje dhe kjo kishte shkaktuar edhe ngordhjen e krijesave të bekuara”, tregon e zonja e shtëpisë”.

Sipas mediave vendase, në fund të procesit, bletari arrit që të nxjerrë rreth 25 kavanoza me mjaltë. “Do t’ua dhuroj miqve. Jam e lumtur që i gjeta unë, në vend të një tjetri të papërgjegjshëm që do t’u vinte flakën”, ka shtuar Mara.

Author: admin