“Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinë, pasi s’i dha 6 mijë dhrami që ia kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në Selanik më 1933

Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 87 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933, kur teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë në një atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi. Sipas shtypit grek që i referohej organeve kompetente të policisë vendase, personi që qëlloi me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo dhe ishte mik i ngushtë i viktimës! Dëshmitë e rralla të studiuesit, publicistit dhe historianit të njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi përpjekjen e një grupi intelektualësh me origjinë nga Kosova, të cilët në vitin 1960-të, arritën të bindin autoritetet përkatëse të Tiranës zyrtare rreth figurës së Hasan Prishtinës dhe t’a kthenin atë nga “tradhëtar dhe armik të popullit shqiptar” siç konsiderohej ai në tekstet shkollore dhe librat e Historisë së Shqipërisë, së asaj kohe, në një “patriot të madh të çështjes shqiptare”!

Plot 87 vjet më parë, më 15 gusht të vitit 1933, pothuaj të gjitha gazetat që botoheshin në Shqipëri si dhe ato të diasporës së saj, publikuan lajmin e bujshëm të vrasjes me atentat në qytetin e Selanikut në Greqi, të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtinës. Sipas shtypit shqiptar të asaj kohe, i cili për atë ngjarje më së shumti i referohej gazetave greke, atentatori që kishte qëlluar me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, që asokohe qëndronte si emigrant antizogist në Greqi dhe disa shtete të tjera të Evropës, ishte po një shqiptar, madje mik i nguhstë i viktimës dhe quhej Ibrahim Çelo.foto galeri foto galeri

Author: admin