Amerika “nënfrigorifer”,temperaturat zbresin deri në -78 gradë

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga stuhia dhe temperature tejet të ulëta.

  • Mediat raportojnë se një foshnje humbi jetën në Massachusetts, ndërsa një tjetër gjeti vdekjen pasi erërat rrëzuan një pemë mbi makinën e tij.

Në New Hampshire temperaturat shkuan në -78 gradë Celsius ndër më të ulëtat në dekada, ndërsa në zonat e tjera i ftohti arriti deri në minus 47 gradë.

  • Observatorit Mount Uashington ka bërë të ditur se erërat shkuan një shpejtësi 160 kilometra në orë.

Në Boston, shkollat u mbyllën pasi termometri shënoi minus -23 C, më i ulëti në 100 vite.

Në Providence, Rhode Island, në minus -23 C por e njëjta situatë ishte edhe në Albany, Nju Jork; Augusta, Maine; Rochester etj.

  • Hapja e qendrave ku të qëndronin të pastrehët ishin masat e para së bashku me ngrohjen e tyre ndërsa emergjencat u angazhuan në rrugë për të identifikuar personat që kishin nevojë.

Temperaturat e ulëta këtë javë nuk kanë prekur vetëm verilindjen.

Më në jug, moti i ashpër i ftohtë çoi gjithashtu në ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në Teksas dhe Arkansas, pasi një stuhi goditi rajonin duke vrarë të paktën tetë njerëz.

Author: jehona