Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se tha forcat ukrainase po përparojnë dhe se janë drejt “çlirimit të të gjitha tokave tona, të gjithë popullit tonë”, pas fillimit të kundërofensive kundër rusëve në jug.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës, inteligjenca jonë, shërbimet speciale tashmë po ndërmarrin hapat e nevojshëm për këtë”, tha Zelensky, duke shtuar: “Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për të gjithë ata.”
Presidenti ukrainas gjithashtu falënderoi edhe luftëtarët e batalionit të 63-të të brigadës së 103-të të mbrojtjes territoriale” të cilët çliruan një vendbanim në rajonin e Donetskut.