“Ishte një ndeshje e manipuluar, sepse gjithçka u përfshi në rrymat politike. Nëse më parë kishte “X” persona që e mbështesnin, po mos ta politizonte duelin, ndoshta do të kishte edhe më shumë. Nuk më pëlqen që të lidhet sporti me politikën dhe të shkojë një boksier te kryeministri e të thotë: “Unë do të marr titullin kampion bote dhe ti do të fitosh zgjedhjet. Këto janë shfaqje të turpshme për çdo shqiptar që e kupton sadopak boksin, është fyerje e inteligjencës. Është e turpshme, pasi kryeministri duhet të ketë këshilltarë dhe specialistë për sportin…
Pa fituar titull dhe pa fituar asgjë, u prit nga kryeministri Edi Rama, nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke u barazuar me Luiza Gegën, që erdhi me medalje ari. Ndërsa Alban Beqiri, medalist në Kampionatin Botëror dhe boksier i një niveli më të lartë, nuk është pritur nga kreu i qeverisë. Mora vesh që edhe sot do të ketë përsëri pritje nga kryeministri për Markun. Është turp për kryeministrin dhe për të gjithë ata që do ta sjellin deri aty. Mos ta përdhosin veten më tepër, as kryeministri dhe as Erion Veliaj, duke pritur një person që nuk ka arritur asgjë në sport për të merituar ceremoni të tilla. Ju mund të prisni dhe të respektoni çdo njeri, por për merita sportive duhet të shikoni se çfarë kanë arritur këta njerëz. Po barazoni një legjendë si Luiza Gega me Florian Markun, që s’ka bërë asgjë…”
Zef Gjoni, trajneri i Kombetares shqiptare te boksit