“Zbrazet” Rusia, mijëra njerëz braktisin vendin

Pas njoftimit të Putinit për mobilizim të popullsisë fluturimet nga Rusia kanë pësuar një “bum” të paparashikueshëm. Edhe pse çmimet kanë dal jashtë kontrollit, kjo nuk  e ka ndaluar pupullsinë për t’u larguar. Sipas gazetes “La Republica” pas thirrjes së Vladimir Putin për mobilizim të pjesëshëm në Rusi, mijëra njerëz po largohen ose po planifikojnë të largohen nga Moska dhe qytetet e tjera ruse me avion. Ata janë të frikësuar se do të përfundojnë herët a vonë në front. Pavarësisht çmimit të çmendur,te biletave ato jane shitur kryesisht për në Antalia, Tbilisi, apo Lerevan. Turqia, Gjeorgjia dhe Armenia janë ndër vendet e pakta ku qytetarët rusë mund të arrijnë ende me lehtësi.

JEHONA.Info

Author: jehona