Këngëtari Yll Limani është mjaft i njohur jo vetëm për baladat e tij të dashurisë por edhe për sensin e tij të humorit, duke ndarë shpesh video apo foto qesharake me ndjekësit e tij.
Kështu ka ndodhur së fundmi, ku ai ka realizuar një video për të qeshur me gjyshen e tij duke zhvilluar një “bisedë” me kamer me yllin e futbollit, portugezin Cristiano Ronaldo. Në fakt bëhet fjalë për një filtër të rrjeteve sociale, i cili mundëson realizimin e videove apo fotove me personazhe të njohur./Shqiperia ime.com.al