Xhavit Gasa : Poeti i dhimbjes dhe i mallit për vendlindjen.

Xhavit Gasa, ka lindur në Zenisht të Matit në vitin 1956. Krijimtarinë letrare e nisi që në bangat e shkollës 8-vjeçare, për ta vazhduar me krijime në rrethin letrar dhe Pallatin e Kulturës, Kamëz.

  • Peripecitë dhe vuajtjet persekutuese nga rregjimi komunist vetëm do t’ja kalisnin vullnetin për të poetuar. Pas ndërrimit të sistemit monist iu kthye krijimtarisë më me zell, jeton prej vitesh familjarisht në Londër. Në këtë Antologji, poeti përfaqësohet me mjeshtërinë e krijimit të fabulave.

Ka botuar këto libra me poezi:
1.”Jehonat e dhimbjes”, 2.”Trokëllima e poetit”, 3.”Të fala nga Londra”, 4.”Shpirt dhe zemër në vendlindje”, 5.”Lule Shqipërie”.

LEPURI

Të gjithë me syrin në shënjestër,
Po mundohen me vra një lepur.
Eh, ç’po heq ky lepur i shkretë,
Po vuan për një strehë.
Ç’po dridhet i gjori nga frika,
Po me mua ç’ka politika?

O QUKAPIK

Ti o qukapik,
që me sqepin,
Tënd të fortë,
Ju heq çdo krimb,
Pemëve nën lëvozhgë,

Heqi,
Nga trupi,
I atdheut tim,
Këta politikanë,
…të këqinj!

RETË E ZEZA
Ku janë,
Varret e atyre,
Që pa gjyq i vranë?
Pyeta,
Malet e larta,
Dhe fushat e gjëra.

Ato më thanë,
Pyet më mirë tek hëna.
E pyeta,
Dhe hënën,
As unë,
Nuk e di ku janë.
Më tha hëna,
Nuk i pashë as kur i vranë,
Ma zunë dritën, retë e zeza.

KORBAT E ZI

Bilbili këngëtar,
E ndërtoi folenë
Te një pemë e lartë,
Që të këndonte i qetë,
Në atë pyllë të madh,
Në ato të bukura bjeshkë.

Dhe ja niste këngës,
Që herët në mëngjes,
Zëri i tij i ëmbël,
Përhapej nëpër bjeshkë.

Seç i zuri tmerri.
Korbat e zinj,
Ky zë po na vret veshin,
Thanë korbat me xhelozi,
Duhet t’ja ndalim këngën,
Ta shkatërrojmë folenë e tij.

Ja prishën folenë,
Të gjorit bilbil,
Pse kishin frikë nga këto këgë,
Këta korba të zinj?

E ndoqën bilbilin,
Pemë në pemë,
Në çdo cep të pyllit,
Nuk e lanë të ngrejë folenë,
Nga kënga e tij i zinte trishtimi.

Bilbili zë ëmbël,
I mbetur pa fole,
Filloj të mbidhte gjethe,
Dhe mbi to shkruante këngë,
Me sqepin e tij të mprehtë.

Korbat e zinj,
Të zinj mbetën.
Fryni era e pranverës,
Dhe i përhapi anë e mbanë gjethet,
U përhapën këngët,
Si rrezet e arta të diellit.

Author: jehona