Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me vranësira, dhe në disa zona të Shqipërisë pritet të ketë edhe reshje shiu.
Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim, raporton Shërbimi Metereologjik Ushtarak.
Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet.
Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë.