…ka mbledhur në këtë të shtunë “Skraparasit” e Shoqatës Atdhetare Kulturore “TOMORRI”. Në fakt “zyrtarisht” ka qenë një aktivitet i organizuar nën përgjegjësinë e Kryetarit të Degës së Tiranës dirigjentit Ramis Hamzollari, por rëndësia dhe pesha e një auditori që tejkalonte atë të një aktiviteti lokal ja ka “rrëmbyer” këtë kujdestari
Presidenti i kësaj Shoqate z. Engjell Musai. Nuk mund të quhej “lokal” një aktivitet me pjesmarrjen e “patriarkut” të poezisë Xhevahir Spahiut, të moderatorit Bashkim Hoxha, të biznesmenit dhe një prej drejtuesëve të suksesëshëm të medias Irfan Hysenbelliut, të Prof.Dr.Zyhdi Dervishi, të “universalit” Sazan Guri, të ambasadorit Dashnor Dervishit, deputetit Nasip Naço, të Ansamblit përtej kombëtar “Demir Zyka”, të dhjetra e dhjetra personaliteteve të artit dhe kulturës të krahinës dhe vendit. Sipas një skenari të miratuar aktiviteti do të fillonte me “Himnin Kombëtar”, për të vazhduar më tej me fjalën hapëse të mbajtur nga i “zoti” i shtëpisë Ramis Hamzollari .
Më tej podiumin do ta “pushtonin”me radhë “sebebxhiu” Viktor Bakillari, i cili midis të tjerash do të theksonte se – “Të shkruash për vendlindjen është kënaqësi, përgjegjësi, por edhe detyré. Cilido që mbaron një punë géllin mirë, pavarësisht se sa ia ka dalë mbanë asaj, ndjen një qetësi të brendshme shpirtërore. Në biseda të ndryshme edhe për tema të mprehta, njeriu nga natyra është i lirë. Ndryshe qëndron puna kur merr penën. Në këtë rast rritet pafundësisht ndjenja e përgjegjësisë, sepse ajo që shkruan gjykohet nga njerëzit, nga brezat. Dikush të vlerëson për punën e kryer e dikush tjetër të kritikon. Njeriu ka detyrime familjare, por edhe shpirtërore. E kam ndjerë gjithnjë si një detyrim moral ndaj vendlindjes që të përpiqem të nxjerr në pah vlerat, mendësinë e njerëzve, veçantitë e tyre. Skrapari është një vend vërtet i veçantë me natyrë dhe njerëz të mrekullueshëm, me BURRA të shëndetshëm, punêtore, të zgjuar dhe shumë arsimdashës, njerëz mikpritës, të muhabetit dhe të dollisë; me GRA plot virtyte, të bukura dhe amvisa shumë të mira. Skraparasit janë njerëz që i këndojnë jetës (nuk e dija dhe as që e merrja dot me mend sa folklor të pasur paskemi pasur! -që urojnë: “Gazi me trashëgime!” që dinë t’i bëjnë ballë së keqes (vdekjen e kalojnë si diçka të natyrshme) dhe ngushëllojnë: “T’u pastë lënë uratën!” apo “U kyçtë e liga!”, që nuk e njohin hasmërinë, ngujimin. Njoh raste kur një derë duhet të shkonte për gaz, po atë ditë i ka ardhur një mandatë. I zoti i shtëpisë, si burrë me mend, ua ka dalë mbanë të dy rasteve. Ai ka ndarë punët duke u thënë fëmijeve: Ti do të shkosh në dasmë të këndosh, të bësh dolli e të hedhësh valle, ti tjetri do të shkosh për ngushëllim. Skrapari është vend i begatë. Në të ka vende të shenjta (Mali i Tomorrit edhe vende të tjera), kullota e pyje të mëdha, blegtori të zhvilluar, rrush, lisat me musht turfullojnë, raki të pakrahasueshme me asnjë pije tjetër alkoolike, pekmez, tehani, arra, ujé të lehtë etj, etj. Gjithashtu falenderoj përyemërsisht Profesoreët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Nonda Varfin dhe Klodeta Dibrën etj”
Pas autorit fjalën do ta merrnin me radhë z. Sazan Guri, Zyhdi Dervishi, Gjergj Qafoku, Kryetar i Shoqatës “Labëria” Ago Nezha, ish Presidenti I Shoqatës “Tomorri”, Nuri Çuni, Presidenti I Shoqatës “Tomorri”z. Engjëll Musai etj
Aktiviteti do të kalonte në vlerësimin e personaliteteve që Dega e Tiranës me Kryetar z Hamzollari dhe Presidenti Musai kishin planifikuar për dekorimin e zotërinjëve Kasëm Hysenbelliut, Hysen Cakës, Ylli Hoxhës dhe Shaban Lajthisë.
“Qershia” mbi tortë, Ansambli artistik “Demir Zyko” do të mbyllte këtë aktivitet tejet interesant