VIDEO/ Pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën një vajzë e re

171

Këto janë pamjet e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën ‘Demokracia’ në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare dhe e plagosur një 19-vjeçare tjetër.

Një automjet me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera. Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.

2 vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor’, drejtuese e mjetit tip SMART.

2 vajzat ishin mike me njëra-tjetrën, dhe ishin në të njëjtën makinë. /Shqiptarja.com