Poezi nga Vera ISTREFAJ
Kryetare e “Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqiperise” – Dega Kukës
Ç`TI JAP ETJES?
Shpirti,
kjo letër ku dhembja shkruan
Zemrës
i jep flatra veç gëzimi
Nga mendimi
truri vuan
Më pushton trishtimi
Ç`ti jap etjes?
SHPRESË
Buzëqeshjes
mos ia mbyll derën
Lëre të dritojë
nëpër shpresë
Mbi trishtim lëre,
si lule me vesë
ABSTRAKSION
Tutje darë e mendimit,
librin e ëndërrave
mos ma shfleto!
S’po i gjej dot një varr
trishtimit
IMAZH
Mbi liqe
ngrica e zezë zuri vend
U terruan shpresat
Dridhet zemra
si gjethe vjeshte
furtunave të shpirtit
Po fundosen ëndërrat
Ç`TRISHTIM
Kjo mjergull
si mjekra e plakut të moçëm
na është varur shpirtit
Na i ftohu ëndërrat
e na njomi trishtimin
Në dhimbje eshtrash
shtriqet kjo mjergull,
mjegullon vështrimin
ç`trishtim
.