VALBONA e DRENICES

Valbona Ahmeti u lind më 8.10.1973, në fshatin Dubovc të Drenicës komuna e Vushtrrisë. Mësimet e para i kreu në vendlindje, ndërkaq të mesmen në shkollën ” Muharrem Bekteshi” në Vushtrri.

  • Studioi Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Prishtinë, dega Fizikë-Kimi. Jeton dhe punon në Kanada që nga viti 1999.

Ka të botuara dy libra me poezi:
“HESHTJA QË VRET” dhe “DRENICË ZË I LIRISË”

NATË E DEHUR

Rrinim ulur, unë dhe ti
Buzë liqenit
Nuk shkëmbenim asnjë fjalë
Vështronim buzëmbrëmjen
Që shtrihej si një qilim i artë

Hëna shpërtheu në buzëqeshje
Ngase liqeni fjeti në sytë e saj
Rrugët gjarpërore si gjerdane iu varen në qafë
E lisat si vetulla i rrinin në ballë
Yjet e ndezur përreth vallëzonin krenar,
Për ëndrrat që nuk i linin me jap shpirt
Shtigjeve të dashurisë iu jepnin dritë

Pëshpëritjet e natës së vonë
Si një kor Muzash
Tingëllonin në shpirtin tonë
Tani e kuptuam
Pse rrinim në heshtje
Natë e dehur na la pa fjalë

MALLI IM

Malli im
fluturon mes gjetheve të vjeshtës,
zhytet në peisazhin e ngjyrave të saj,
qullet nën lotin e vesës së tyre,
Nuk shuhet….

Malli im
pret pranverën,
herë, herë ndizet
vullkan në brendi,
dimri mbyllë krahët
acarohen bashkë të dy !

Malli im
pert pranverën
lulebora t’pëlcet sythin hiq pa frikë,
të shpërthej buzëqeshjën
në mozaik ngjyrash dimrit të thinjur
t’i thot ik…!

NDJESI

Ndjesi
qenie që sheh,
ndien e kupton
përball zhgënjimit
shtrydhet në lot
e fjalë nuk flet dot
si ngushëllim për brengën
në heshtje kuvendon me hënën
një vibrim i ndjeshëm
ia thyen heshtjen
në oazën e dashurisë
e shuan etjen
nga një kryengritje e brendshme
e ndez lumturinë si një feniks i natës
verbërisht e padukshme
jeton në botën e ndjesisë
o dashuri, ndjesi
dritëso në unēsi!

ATËROR

Fluturojnë destinacioneve të ndryshme
në shtegtime
yje brezash me ide brilante
para vetës kanë synime
duket se të përbashkët me zogjtë e kanë qiellin
në sy e shikojnë diellin

derdhin djersën e dyfishtë
me vullnetin dhe forcën e çeliktë
fare të rinjë, të përsosur dhe me një bukuri të rrallë
stoik e kanë durimin
dorëzohen vetëm kur në galaktikën
e shpirtit i dërmon një mall
se koha e mërguar është tradhëtare
numërojnë ditët dhe muajt në kalendare
stinën e verës, shqisat e tyre e nuhasin
aromë vendëlindje thërrasin

nga gjoksi nxjerrin një frymarrje të thellë
merr hov dhe dritësohet çasti i nisjes
krahët mban shtrirë nostalgjia sa një qiell
e kujtimet e bukura nuk ia falin hedhtjes

në një ditë gëzimi buzëve të iu përtërihet një buzëqeshje
e fytyrat të marrin pamje të hirshme
në oazën e shpirtit rri pezull vetëm një dashuri aoreolë
që kthen timonin drejt kopshtit Atëror!

21.05.2023 Montreal

Author: jehona