Pastrimi i shtëpisë nuk është kurrë shumë i thjeshtë nëse nuk keni produktet e duhura për t’u përdorur. Ambienti që sigurisht kërkon vëmendjen më të madhe për sa i përket higjienës dhe pastrimit është padyshim banja.
Për pastrimin në banjë përdorni uthull. Uthulla e bardhë është me të vërtetë e përshtatshme për përdorime të panumërta kur bëhet fjalë për pastrimin.
- Për njollat e errëta në tualet, për shembull, thjesht derdheni me bollëk direkt mbi njollat (ose në fund, nëse problemi është nën nivelin e ujit) dhe lëreni për rreth 20-30 minuta. Kështu uthulla do të veproje dhe me pas ju mund ta fërkoni me furçe ose sfungjer.
- Përveç pastrimit,uthulla është një aleat i shkëlqyer për dezinfektim, ndaj përdorimi periodik i kësaj metode do t’ju ndihmojë gjithashtu të parandaloni një rikthim të mundshëm të njollave.
- Aplikimi për xhamim e dushit është shumë i ngjashëm. Në këtë rast këshillohet të krijoni një përzierje prej 250 ml ujë, 2 lugë uthull dhe 2 lugë sodë buke.
Procedura ideale parashikon që përbërja të futet në një shishe sprej, të spërkatet në gotën e dushit dhe të lihet të veprojë, përsëri për rreth 20 minuta. Më pas mund të vazhdoni duke e fërkuar me një sfungjer, duke e shpëlarë me ujë dhe duke e tharë me një peshqir .
- E njëjta zgjidhje, por pa bikarbonat, mund të përdoret edhe për pastrimin e pllakave, si brenda dhe jashtë dushit. Për pllakat, dozat janë paksa të ndryshme, pasi raporti duhet të jetë 2/3 e uthullës dhe 1/3 e ujit. Edhe këtu mund ta spërkatni tretësirën direkt mbi pllaka, ta lini të veprojë dhe më pas ta hiqni me një leckë të lagur, duke e fërkuar nëse ka njolla apo myk të vegjël. Përgatiti për “JEHONA.Info” Rubin Kristo