26 persona humbën jetën në Mississippi dhe Alabama pasi një tornado goditi shtetet jugore të SHBA-ve.
Ndër qytetet më të goditura ëshë Rolling Fork, i cili duket si i “rrafshur” plotësisht.
Për shkak të kësaj situate, qeveria e shtetit të Mississippit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Kudo nëpër rrugë shihen makina dhe shtëpi të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara. “Është një tragjedi ,” tha guvernatori i shtetit Tate Reeves në një postim në Twitter. Duke folur për CNN, kryebashkiaku i Rolling Fork, Eldridge Ëalker, tha: “Qyteti im nuk ekziston më”.
“Shtëpitë e rrënuara mund të zëvendësohen, por ju nuk mund të zëvendësoni një jetë ”, vazhdoi ai. Presidenti i SHBA Joe Biden ofroi gjithashtu mbështetjen e tij për rajonin e prekur nga stuhia. Ai i përshkroi imazhet që dolën nga Misisipi si “zemërthyese” dhe tha se qeveria “do të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar”.