Një urë prej qelqi është hapur në Kinë. Ura Ruyi, e gjendur në provincën Zhejiang, nisi të ndërtohej në 2017-ën, për t’u hapur më pas në 2020. Ajo është kthyer në një nga atraksionet kryesorë të zonës, për shkak të veçantisë së saj.
Kur imazhet u publikuan në rrjete sociale, shumë përdorues besonin se nuk ishte e vërtetë. Ura ka një gjatësi prej 100 metrash dhe një lartësi prej 140 metrash, dhe ndodhet në luginën Shenxianju. Është e përbërë nga tre pjesë, njëra prej të cilave është bërë prej qelqi transparent../inforculture.info