UNË QENKAM «I ASHPËR»
-përgjigje publike-
Më thonë dy-tre shokë:
-Je i ashpër shumë.
-Na ropën, na shitën, more,
Ç’thoni? Të flejmë gjumë?
…
Pse qenkam i ashpër
Me armiqtë tanë
Hajtutë, tradhëtarë
Që rjepin dynjanë ?
…
Pse të jem “i butë”,
E t’u fërkoj kokën,
Kur ata soj krimbash
Po na bëjnë gropën?
…
Pse qënkam i ashpër
Kur tokë, ajër, det
U kanë dhënë të huajve,
Të bëjnë ç’duan vetë?
…
Ku janë fabrikat,
Shkollat e spitalet?
Ku është qetësia,
Krimi pse hedh valle?
…
Ku është drejtësia?
Pse mbron pushtetarët
E oligarkinë,
Pushtat, tradhëtarët?
…
Pse të jem i butë
Se vjedhin miliona
Nga borxhet që marrin
Dhe nga taksat tona?
…
Nuk ka urtë e butë.
Derri plumbin do,
Se nuk janë “gabime”,
Krime janë këto.
…
Pse të jem i butë,
Kur sot gjithë rinia
Ka marrë arratinë,
U shua Shqipëria?
…
Pse mos rroj i qetë
Unë në token time,
Po në tjetër shtet
Si skllav me privime ?
…
Sa krime të tjera
Mbi ne kanë kryer?
Merrni, more, drunë,
Brinjët për t’ua thyer !
…
S’ka “të majtë”, “të djathtë”,
Krimi ka një ngjyrë:
Të zezë si djajtë
Kanë një fytyrë!
…
Mos më thoni mua,
“Je i ashpër shumë!”
Kush ka qejf të vdesë,
Le të flejë gjumë ¡
…
Unë dua jetën,
Dua Shqipërinë,
Dua të vërtetën,
Dua drejtësinë!
…
Nuk ka urtë e butë,
Derri plumbin do,
Se nuk janë “gabime”
Krime janë këto .